“Kjo protestë inaguron largimin e Edi Ramës nga pushteti”, Berisha: Vendim i shqiptarëve për shpëtimin e Shqipërisë

Ish kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat tha se protesta që do të mbahet sot është protesta që inaguron largimin e Edi Ramës nga pushteti a pushteti çka do të thotë se protestat ndalojnë vetëm kur të realizojnë qëllimin e tyre madhor.

Sakaq Berisha ju bëri thirrje të gjithëve që ti bashkohen protestës duke thënë se protesta është për të shprehur vendimin e shqiptarëve për shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi kreptokratik i Edi Ramës.

Sali Berisha: Shkojmë në protestë sot kundër regjimit të Edi Ramës kundër vjedhjeve të tij që tejkalojnë çdo lloj imagjinate. Kundër politikës së shpopullimit të Shqipërisë. Kundër manipulimit të votës, kundër Ballkanit të Hapur. Duhet të shpreh mirënjohjen dhe ftesën time për qytetarët e Tiranës qytetar dhe mbarë Shqipërisë, të bashkohemi në ora 19;00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para ndërtesës së Këshillit të Ministrave për të shprehur me protestën tonë vendimin e shqiptarëve për shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi kreptokratik i Edi Ramës.

Gazetarja: A do të këta zhvendosje drejt parlamentit?

“Gjithnjë protesta ka skenarin e vet, e rëndësishme është ne të japim mesazhin tonë të fuqishëm se Shqiptarët nuk do ta tolerojnë më këtë regjim i cili nuk meriton të ekzistojë as dhe një ditë të vetme. Kjo është protesta që inaguron largimin e Edi Ramës nga pushteti a pushteti çka do të thotë se protestat ndalojnë vetëm kur të realizojnë qëllimin e tyre madhor.