Kreu i PD-së Vlorë: Do të ketë pjesëmarrje masive. Ecurinë e saj e vendosin protestuesit
Kryetari i OPD-së Vlorë Atird Hoxha ka folur ditën e sotme mbi organizimin dhe pjesmarrjen në protestë të anëtarëve dhe qytetarëve nga Vlora.
"Kemi pasur takime me strukturat të PD duke filluar që nga seksionit, mbiseksionet, me grupet e interesit që i kemi ftuar për tju bashkuar kësaj proteste. PD i ka bërë thirrje gjatë gjithë këtyre ditëve duke i bërë thirrje grupeve të ndryshme të interesit, profesionistëve, mjekëve, arsimtarëve, biznesmenëve dhe duke shpalosur në të njëjtën kohë dhe motivin e protestës që është "Shqipëria në Rrezik". Rreziku i Shqipërisë është keqqeverisja. Unë nuk mendoj që janë demokratët të rrezikuar nga qeverisja, por të gjithë qytetarët të rrezikuar nga kjo keqqeverisje," tha ai.
Ai u shpreh i bindur se protesta do të ketë një pjesmarrje të madhe ndërsa sa i përket mënyrës së transportit, do të bëhet me makina private.
"Nga 227 skesionet e degës së PD-së Vlorë dhe të gjithë anëtarët e PD kanë shprehur gatishmërinë për të qenë pjesë e protestës. Transporti do të bëhet me makina private pasi autobusët i lënë larg qytetarët. Sot do të jenë të shumtë ata që do të bashkohen. Do ta shihni që protesta është masive," tha ai.
I pyetur nëse ka marrë ndonjë udhëzim nga Partia Demokratike e Shqipërisë ai thotë se:
Protesta është thirrur nga PD, por nuk kemi asnjë udhëzim për më tej. Nëqoftëse do të ketë masivitet, ajo i takon protestuesëve për të vendosur se si do të procedohet më tej me protestën," tha ai.
