Sot në shesh para kryeministrisë/ Përgatitjet për protestën e thirrur nga Berisha, “Shqipëria në rrezik”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2022, 10:16
Sot në orën 19:00 do të mbahet një protestë e cila është thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.
Në këtë protestë u kërkohet të gjithë shqiptarëve të dalin para Kryeministrisë për të protestuar kundër qeverisjes për rritjen e çmimeve.
Janë marrë të gjitha masat për realizimin e protestës, është marrë dhe një leje nga ana e policisë dhe deri në orën 21:00 është leja e dhënë, raporton gazetarja Soila Musai.
E gjithë policia e shtetit është në gadishmëri për të monitoruar protestën.
Janë parashikuar 1 mijë e 200 forca policie në zonën e Kryeministrisë.