Arrestohet kambisti pa licencë në Fier, sekuestrohen eurot nga policia

Ushtronte në mënyrë të kundërligjshme, aktivitetin e këmbimit valutor, vihet në pranga kambisti.

Është arrestuan në flagrancë 56 vjeçari R. I., banues në Fier, për veprën penale "Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare".

Arrestimi i tij u bë falë operacionit policor të koduar “Informaliteti.

“Ky shtetas u kap në rrugë, në lagjen "Apollonia", duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma parash, të valutave të ndryshme, të cilat shtetasi R. I. i kishte përfituar nga ky aktivitet i kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.