Gjendet një valixhe tek “Rruga e Kavajës”, policia në vendngjarje

Mesditën e sotme, në Rrugën e Kavajës, në afërsi të një kompleksi pallatesh, është konstatuar një valixhe ngjyrë kafe.

"Në orën 12:20, në Rrugën e Kavajës, në afërsi të një kompleksi pallatesh, është konstatuar një valixhe ngjyrë kafe."-njofton policia.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe pasi kanë hapur valixhen, kanë konstatuar se brenda saj.  kishte vetëm rroba.

"Në vendin ku u konstatua valixhja shkoi njësia antieksploziv e RENEA-s, e cila bëri shpërthim të kontrolluar të valixhes, brenda së cilës rezultoi se kishte veshje."- njofton policia.