Rezoluta për “Srebrenicën”, Balla me tone të ashpra Shehut: Vjen këtu e shet dëngla, ulu o drejtori i Shqiponjave
Deputeti demokrat, Tritan Shehu akuzoi kuvendin se po zvarrit çështjen e parashtruar nga opozita për rezolutën e krimeve te luftës në Kosovë dhe se rezoluta e Srebrenicës e paraqitur nga mazhoranca për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë, nuk është e plotë.
Tritan Shehu: Më në fund mazhoranca ra dakord të sjellë një material. Më në fund, mor guximin e saj u mbush me frymë, por pa e diskutua me askënd. Kemi një rezolutë, shumë konfuze, jo të paqartë, jo goditëse.
Po përgatisni shfaqjen e rezolutës së Ukrainës. Kjo duket që në titullin që ju përdorni, ju të nderuar e quani për përkujtimin e viktimave të Srebrenicës, ju nuk përmendni gjenocidin. Ju dënoni mohimin e gjenocidit, jo gjenocidin vetë. Pse nuk e bëni? Ju jeni jashtë ligave të parlamentit evropian. Ju kudo thoni gjenocidi i forcave serbe e ato boshnjake, ju mohoni unitetin serboboshanjk dhe serb në Srebenicë. nga ana politikë kjo rezolutë është jo në përputhje me realitetin, jeni së paku 5 hapa nga rezolutës së PE. Ko është përgjegjësia juaj, ju fusni këtu dy rreshta për Kosovën për të ;larë gojën? As atje nuk dënoni gjenocidin, ju dënoni spastrimin etnik dhe këtë ju s'keni guxim ta thoni, mendoj se kjo rezolutë ka nevojë për përmirësim.
Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të PS, Taulant Balla, i cili teksa ka kundërshtuar fjalët e Shehut tha se Balla theksoi se rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë është totalisht e njëjtë me rezolutën e Parlamentit Europian
Sipas tij Tritan Shehu ka gënjye.
Taulant Balla: Zoti drejtor i Shqiponjës ulu pak. Së pari mosha duhet të jetë pjekuri për të mos gënjyer sepse nuk ke kohë ta rikuperosh. Tani rezoluta e PE ka këtë titull, në përkujtimin e Srebrenicës, tani këtu gënjeve dhe the se nuk e keni titullin njësoj, por përkundrazi ne kemi shkuar edhe më tej. Por unë nuk doja që në këtë seancë të merresha me drejtorin apo pronarin e kompanisë Shqiponja. I garantoj që dokumenti i PE është dokumenti referues. : Vjen këtu e shet dëngla Parlamenti i Republikës së Shqipërisë përkujton viktimat e gjenocidit në Srebrenicë
