Presidenti i Bosnje Hercegovinës video mesazh për Parlamentin e Shqipërisë

Në seancën e sotme parlamentare është bashkuar me anë të një videomesazhi edhe presidenti i Bosnje Hercegovinës Shefik Xhaferovic.

"Vetëm disa ditë pas 11 korrikut të 1995 njësitë e ushtrisë Srpska vranë mbi 8000 buura dhe djem. Sic konstatohet dhe nga vendimet e gjykatës së hagës i gjithë operacioni u krye nën urdhrat e  dhe mbikqyrjen e udhëheqjes politike dhe ushtarake të Republikës Srpkska.Veprimi i tyre shqetësoi ndërgjegjen e njerëzimit dhe vuri në dukje pasojat katasrofike të komunitetetit ndërkombëtar, i cili në mënyrë pasive për 3 vite vëzhgoi rrethimin e Srebenicës "zonën e sigurt të SHBA-së". Tragjedia e Srebenicës është bërë një simbol planetar i vuajtjes dhe krimit në epokën moderne", tha ai.

Sipas presidentin boshnjak miratimi i projektrezolutës për masakrën e Srebenicës në Kuvendin e Shqipërisë është "një akt shumë i rëndësishëm dhe thelbësor për të gjithë Ballkanin Perëndimor".

"Republika e Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovina janë vende të afërta dhe jashtëzakonisht miqësore me njëra-tjetrën. Vendet tona kontribuojnë në krijimin e një mjedisi paqësor dhe demokratik.

Popujt tanë, tha ai, janë të lidhur ngushtë me ngjarje historike, kulturore dhe përgjithësisht njerëzore.

"Aktin në Kuvendin e Shqipërisë e shoh si një veprim drejt një të ardhmjeje europiane dhe demokratike," e mbylli ai fjalimin.