“Pak orë na ndajnë nga një moment historik”, Balliu: Dalim për të mbrojtur Shqipërinë
Deputeti demokrat, Klevis Balliu përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook shkruan se “pak orë na ndajnë nga një moment historik”, teksa i referohet protestës që do të mbahet ditën e sotme në Tiranë në orën 19:00.
“Pak orë na ndajnë nga dalja në sheh përballë një qeverie që ka humbur çdo të drejte morale dhe politike për të drejtuar vendin”, shkruan Balliu.
Protesta mbarëkombëtare e organizuar nga PD do të zhvillohet përpara Kryeministrisë dhe do të bashkohen qytetarë nga të gjitha qarqet e Shqipërisë.
Postimi i plotë:
Pak orë na ndajnë nga një moment historik.
Pak orë na ndajnë nga dalja në sheh përballë një qeverie që ka humbur çdo të drejte morale dhe politike për të drejtuar vendin.
Sot çdo qytetar del në shesh për çështjen e tij apo të saj dhe të gjithë së bashku dalim për të mbrojtur Shqipërinë.
