Djali 1 vjeçar vdes pasi ra nga dritarja e një banese në katin e shtatë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2022, 12:12
Një foshnjë ka vdekur pasi ka rënë nga dritarja në katin e shtatë të një banese në West Yorks.
Djali u dërgua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të qëndronte në jetë.
Policia e West Yorkshire tha në një deklaratë: Në Saville Green në Leeds, një fëmijë ka rënë nga dritarja e një apartamenti. Djali një vjeçar u dërgua në spital për trajtim urgjent por u konstatua i vdekur pak kohë më vonë. Incidenti po trajtohet si një vdekje e papritur në fëmijëri dhe ne kërkojmë që njerëzit të marrin parasysh familjen dhe të respektojnë privatësinë e tyre në një kohë shumë të vështirë për ta."
Ndërkohë forcat policore po hetojnë rrethanat e vdekjes së djalit dhe hetimet janë në vazhdim.
