Vlorë, “Toyota" përplaset me motorin, plagosen 2 persona

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bulevardin "Ismail Qemali" të Vlorës.

Një automjet tip "Toyota" është përplasur me një motor në të cilin udhëtonin dy shtetas, të cilët si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital.

“Sot, rreth orës 06:25, në bulevardin "Ismail Qemali", një automjet tip "Toyota" me drejtuese shtetasen A. P., 35 vjeçe, është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Vlorë, “Toyota" përplaset me motorin, plagosen 2 persona

Vlorë, “Toyota" përplaset me motorin, plagosen 2 persona