“Bomba” e landfillit në Erzen/ Banorët: Katastrofë nga ndotja në lum, ngordhi peshqit

Në lumin Erzen në zonën e Ndroqit, këtë të dielë korriku për shkak të ndotje së tij, në sipërfaqe, por edhe në bregun e lumit dallohet një shtresë kilometrike peshqish të ngordhur. 
Banorët e zones thone se shkak për këtë katastofë është bërë Landiflli i Sharrës dhe fabrikat aty pranë.

"Është nga landfilli, ka diçka këtu."

"Thonë që hidhen mbeturinat nga sipër."

 Edhe  më shqetësues për ta është fakti se këtë ujë e përdornin për vaditje, e tani nuk mund ta përdorin më për shkak të frikës së kimikateve që mund të jenë derdhur aty.

 "Të jesh me shtëpi në breg të Erzenit e të kesh merak me prk ujin me dorë, ka gjë më të keqe."

Na vjen uji më i qelbur nuk ka ku të shkojë.
Banorët kërkojnë menjëherë ndërhyrjen e institucioneve për pastrimin e tij.

 "Të ndërhyjnë ato që e kanë në dorë, ata të mjedisit duhet të kapin nga vjen kjo."

Sipas tyre kjo nuk është hera e parë që lumi përfundon në këtë gjendje, por është një situatë e cila përsëritet prej shumë kohësh.