Aksident në Tepelenë, “Benzi” humb kontrollin e del nga rruga, plagoset pasagjeri

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme (3 Korrik) në aksin rrugor Tepelenë-Nivicë, në afërsi të fshatit Nivicë.

Policia bën me dije se rreth 56 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar një 67-vjeçar, i cili ishte pasagjer në makinë. Ai po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikutpër jetën.

“Në aksin rrugor Tepelenë-Nivicë, në afërsi të fshatit Nivicë, shtetasi A. H., rreth 56 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.”- njofton policia. 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.