Gaforrja blu pushton lagunat/ Peshkatarët në Karavasta: Shumohet frikshëm, po zhduk peshkun

Gaforrja blu, e shfaqur 5 vite më parë po pushton lagunën e Karavastasë ku është kthyer në makth për peshkatarët. Ata thonë se special që shumohet me ritme të shpejta po zhduk peshkun e ngjalat.

Kur peshkatarët në Lagunën e Karavastasë nxjerrin rrjetat nga uji ka raste që nuk gjejnë asnjë peshk, por vetëm gaforre blu.

Specia e shfaqur rreth 5 vite më parë është kthyer në makth për ta.

Perikli Sota: Zë vendin e para tek rrezet që kemi ne dhe nuk e lejon peshkun që të futet brenda.

Janë të fuqishëm dhe agressivë.

Peshkatarët thonë se po shfaros peshkun e ngjalat sikurse po u shkatërron rrjetat.

Perikli Sota: Ka disa vite që dhe gaforrja blu është shfaqur dhe këtu në zonën tonë, ku është pengesë dhe për materialet që gjuhet peshku por dhe për peshkun.

Gaforrja blu është e ngrenshme dhe me vlera ushqimore.

Por tregu është I papërfillshëm për sasinë e species që kapet çdo ditë.

Pamje tregojnë se ku përfundojnë dhjetra tonelata.

Perikli Sota: Shumë pak shitet, aq sa konsumohet.

Lufta me gaforren blu pritet të jetë e gjatë për shkak të shumimit të shpejtë të species që është kthyer në mallkim për peshkatarët.

Gaforrja blu pushton lagunat/ Peshkatarët në Karavasta: Shumohet

Gaforrja blu pushton lagunat/ Peshkatarët në Karavasta: Shumohet

Gaforrja blu pushton lagunat/ Peshkatarët në Karavasta: Shumohet

Gaforrja blu pushton lagunat/ Peshkatarët në Karavasta: Shumohet