PS e Shkodrës me dy “krena”, Mirela Dodaj dhe Hilmi Lakti prezantohen si bashkëkryetarë

Shkodra është e vetmja bashki e madhe që socialistët nuk e kanë fituar kurrë në 30 vite demokraci. Fitorja në zgjedhjet e ardhshme vendore, është shpallur sfidë e PS atje që tashmë ka dy bashkëkryetarë të rinj.

Mirela Dodaj dhe Hilmi Lakti u prezantuan si bashkëkryetarë të Partisë Socialiste në Shkodër me bekimin e Kryesisë në Tiranë.

Drejtuesja politike dhe njëherësh ministrja e shtetit për sipërmarrjen Edona Bilali u caktoi objektiv fitoren e bashkinë në zgjedhjet e ardhshme lokale, sfidë që socialistët e kanë fituar kurrë pavarësisht problemeve të demokratëve.

“Objekti i parë dhe kryesor është fitorja e zgjehdjeve lokale.”

Për socialistët bashkëdrejtimi nga 2 kryetarë, që shënon një risi për funksionimin e degëve lokale.

Shihet si një mundësi për të rritur performancën politike.

Por a do të marrë fund me zgjedhjen e kryetarëve të rinj, ndërhyrja e fortë e të deleguarve politike, duke ju lënë dorë të lirë këtyre të fundit.

“Mezor po pres që  të na bashkohen dhe të na shtohen forcat.”

Nga ana tjetër ministrja Bilali u kujdes të devijojë përgjigjen për tensionet e brendshme në PS.

“Nuk kemi tensione, por PS në Shkodër është një qenie e gjallë.”

Vetë kryetarët e rinj Dodaj dhe Lakti përcollën një mesazh të shkurtër tashmë nën kostumin e drejtuesve të socialistëve shkodran.

“Nis rruga me vizionin tonë dhe sfidat që na presion para.”

“Ka mbetur që në ditët në vazhdim të bashkëpunojmë për qëllimin që PS të jetë fituese në Shkodër.”

Me zgjedhjen e kryetarëve të rinj në degën e PS Shkodër merr fund tranzicioni i gjatë me kryetar të komanduar dhe pa kryetar i kësaj dege.

Shkodra në këto 30 vite është e vetmja bashki që socialistët se kanë fituar kurrë.