Dibër/ Dhunoi bashkëshorten, vihet në pranga 43-vjeçari

Është vënë në pranga një 43-vjeçar në Dibër.

43-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

"43-vjeçari  me inicialet B. M. banues në Dibër, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe si pasojë kjo e fundit ka tentuar vetëvrasjen duke konsumuar lëndë helmuese", njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.