Plazh e mal vetëm në Shalë/ "Parajsa" mes alpeve destinacion për turistët
Lumin i Shalës, bukuri shqiptare mes ujërave të kristalta e alpeve të thepisura.
Për mbi 1 orë udhëtim në varkë, pamja mahnitëse të shoqëron kudo të hedhësh sytë.
Zhurma e ujrave të rrjedhshëm të lumit dhe cicërimat e zogjve, përzihen me ato të pushuesve që vijnë pa fund drejt luginës.
Janë nga çdo cep i Shqipërisë dhe skaje të ndryshme të botës që për këtë zonë kanë dëgjuar nga të afërm apo e kanë zbuluar përmes internetit.

"Ky vend është i mrekullueshëm si asnjë vend tjetër në botë.Mjafton të shihni përreth, gjelbërimi, këto ujëra të freskëta e të kristalta. Natyra magjepsëse, mund të ngjitesh në mal por mund dhe të bësh plazh."
"Vij nga Finlanda dhe është hera e parë këtu. E gjeta këta vend në internet duke eksploruar. Është një ven mahnitës, natyrë e virgjër, diell që të ngroh dhe ju e dini që tani në Finlandë është shumë ftohtë, po e shijoj këtë qëndrim këtu."
"Është një mrekulli e vendit tonë, duhet parë patjetër."

Mirsad Basha ishte një nga njerëzit që 7 vite më parë e promovoi i pari.
Imazhet e shpërndara e kthyer lumin e Shalës në kureshtjen e të gjithëve për ta zbuluar këtë parajsë tokësore.
Mirsad Basha: U habitën, si mundesh me bërë plazh në majë të malit, është Lumi i Shalës
Profesor Zef Gjeta, doktori i shkencave bujqësore nga auditoret, gjatë verës zhvendoset në këtë zonë.
Mësuesit që edukojnë nga llogoret
3 Korrik, 11:23
Zef Gjeta: Janë 3 investime që aktualisht janë shumë keq për zonën, rruga e dyta udhëtimi me varka dhe e treta energjia elektrike.

Sportet ujore, shëtitjet me kalë, ngjitja në shtigjet malore janë vetëm disa prej atraksioneve që mund të gjesh në këtë luginë, ku vera është e freskët dhe e magjishme.













