Kaos te sheshi i Çerçizit, zvarritja e punimeve për parkimin penalizon turistët

Në Gjirokastër projektet e papërfunduara në kohë po kthehen në makth për banorët e qytetit dhe turistët e huaj.

Punimet për parkimin nëntokësor në sheshin “Çerçiz Topulli” që nisën në fund të vitit 2020 duhej të ishin mbyllur në dhjetor të vitit të shkuar.

6 muaj nga përfundimi i afatit, vendosur nga firma e ndërtimit, puna vijon ende, e bashkë me të zhurma edhe kaosi.

Banorët e qytetit të gurtë janë mësuar me të tilla vonesa.

“Zbatimi i tyre do kohë dhe lë shumë për të dëshiruar.”

“Një pjesë nuk janë mbaruar dhe kjo është gabim.”

Për vizitorët e huaj zvarritja e punimeve nuk është normale madje i pengon ata të lëvizin dhe orientohen në qytet.

“Më vjen keq për ju, por as këtë vit nuk do të përfundojë ky projekt. Nuk pashë asnjë tabelë në hyrje që tregonte punimet për ujin.”

Investimi që nuk dihet ende se kur do të përfundojë kap vlerën e 2.87 milionë eurove ndërsa ka një kapacitet prej afro 300 vendparkimesh.

Kaos te sheshi i Çerçizit, zvarritja e punimeve për parkimin

Kaos te sheshi i Çerçizit, zvarritja e punimeve për parkimin