Covid-19 “plas” në plazhe/ Fluks pacientësh në qendrat shëndetësore verore
Në qendrat shëndetësore verore mjekët ditët e fundit po përballen me fluks pushuesish të infektuar me Covid-19.
Ndër te prekurit dominojnë të rinjtë.
Artiola Todaj: Janë shtuar rastet me Covid-19. Duke bashkëpunuar me drejtorinë dhe epidemiologjinë e qytetit të Lezhës na kanë vënë në dispozicion testet e Covid. Për çdo person që dyshojmë po kryejmë test. Në qoftë se ato rzultojnë pozitiv, në bashkëpunim dhe me epidemiologët e Lezhës kemi testuar edhe rastet e kontaktit.
Pas kryerjes së testit në qendrat afër plazheve doktorët në varësi të rastit i referojnë pushuesit te mjeku i familjes apo në spital.
Artiola Todaj: Rastet më pas janë striazhuar dhe në bazë të rëndësisë janë drejtuar për te mjeku i familjes për në spitale terciar ose në spitalin e Lezhës.
Por përveç rasteve me Covid mjekja Artiola Todaj thotë se të shumtë janë ata që i drejtohen qendrës së Shëngjinit edhe për urgjenca të tjera shëndetësore.
Ditët e fundit Shqipëria po përballet me një tjetër valë infektimesh. Rastet janë rritur ndjeshëm por në spitale numri i të shtruarve për fat të mirë mbetet i ulët. Nën kujdesin e mjekëve ndodhen rreth 20 persona.
Artiola Todaj: Rastet më të shpeshta janë ato gastro entrike të shoqeruara me të vjella e diarr, urgjencat kardiake, hipertension, dhimbje fyti, virozat e stinës.
Ditët e fundit Shqipëria po përballet me një tjetër valë infektimesh. Rastet janë rritur ndjeshëm por në spitale numri i të shtruarve për fat të mirë mbetet i ulët. Nën kujdesin e mjekëve ndodhen rreth 20 persona.