Sezoni veror shton masat në Rinas, në fokus ardhja e parave të falsifikuara dhe individë të inkriminuar

Me fillimin e sezonit veror policia e shtetit ka rritur kapacitetet duke shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar. Në Rinas efektivet përveç personave të dyshuar verifikon edhe materialet që mbërrijnë me postë apo për mundësinë e futjes së parave të falsifikuara.

Shtimi i pushuesve në bregdet dhe kthimi i emigrantëve për të kaluar sezonin veror në atdhe a ngritur alarmin për futjen e parave të falsifikuara në Shqipëri.

Si masë paraprake policia ka shtuar numrin e efektivëve në pikat kufitare dhe po ashtu dhe të kontrolleve.

Përparim Dema shefi i komisariatit Rinas në një interviste për Ora News tha se kontrollet nuk po behën vetëm te individët, por fokusi do të jetë edhe ato materiale që vijnë në formë poste.

“Ne kemi marrë masa që çdo mall që vjen në cargo ne e kalojmë në skaner dhe e kontrollojmë me qen anti drogë.”

Po ashtu shefi i komisariatit analizoi edhe 2 raste e fundit ato të kartave SIM të ardhura nga Britani si dhe radiot amatore të cilët u kapën në pikën e aeroportit.

“Si pasojë e rritjes së kontrollove ka ardhur edhe kapja e rasteve kartave sIM nga subjekte që nuk janë të licencuar për këto karta. Janë kapur 2 shtetas me skaner dhe është konstatuar se nuk kanë pasur dokumentacion.”

Krahas këtyre masave së fundmi ka rritur vigjilencën edhe tek ato personave të cilët rezultojë të kërkuar nga autoritetet ne vendeve të huaja për krime të ndryshme.