Zjarr në malin e Torovicës së Lezhës
Korriku nisi me zjarre.
Një zjarr po shkrumbon malin e Torovicës në Lezhë.
Të ndihmuara edhe nga era dhe temperaturat e larta flakët janë përhapur me shpejtësi.
Deri në orët e pasdites përllgaritet se kishin përshkuar 15 hektarë sipërfaqe, kresisht me pisha e shkurre.
Të rrezikuara janë edhe dy banesa, rrëzë malit.
Forca zjarrfikes dhe efektivë të policisë ndodhen në terren, por ndërhyrja është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.
Rritjet e temperaturave kanë rikthyer alarmin e zjarreve.
Qarqet me rrezik më të lartë janë qarqet e Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës, ndërsa në Shkodër, Dibër dhe Lezhë pritet rrezik “I moderuar".
Sic dihet Shqipëria nuk ka as avionë dhe as helikopterë të posacëm për fikjen e zjarreve.
Në këto kushte përgjegjësia kryesore bie mbi pushtetin lokal që kapacitetet I ka edhe me të kufizuara.
Djegia e Ishullit të Sazanit pak javë më parë ishte dëshmia.


