Përplasi për vdekje gruan në Nikel, prangoset nga policia 55-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2022, 10:38
Policia e Durrësit ka mundur që të vërë në pranga shtetasin Mehmet Xhixha, 55 vjeç, banues në Nikël, Krujë, i cili dje aksidentoi për vdekje një grua.
Aksidenti i rëndë ndodhi mesditën e së shtunës në Fushë Krujë, ku Mehmet Xhixha përplasi për vdekje Lume Rrytan me makinën e tij.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprat penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit", shtetasin M. Xh., 55 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi ditën e djeshme, në Larushk, Fushë Krujë, ka aksidentuar shtetasen L. R., e cila ka humbur jetën në vendngjarje” – njofton polica.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
