Shkodër, shpërthen në flakë makina e parkuar poshtë pallatit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2022, 08:34
Një automjet tip “Suzuki” ka shpërthyer në flakë orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në një lagje të Shkodrës.
Mësohet se makina është në pronësi të shtetasit G. S. 35 vjeç, ndërsa ka qenë i parkuar në oborrin e pallatit.
“Rreth orës 02:50, në lagjen "Ahmet Haxhija", Shkodër, ka rënë zjarr në mjetin tip “Suzuki”, në pronësi të shtetasit G. S. 35 vjeç. Automjeti ka qenë i parkuar në oborrin e pallatit dhe si pasojë e zjarrit automjeti është djegur pjesërisht.” – njofton policia.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
