Legalizimi i kanabisit, Korreshi: Turp i madh, serat bosh do të mbillen me hashash, do zëvendësojnë grurin e misrin
Deputeti Saimir Korreshi, është shprehur kundër legalizimit të kanabisit në vendin tonë.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Korreshi u shpreh se me këtë nismë, në serat që kanë mbetur bosh tashmë do të mbillet hashash.
Saimir Korreshi: Unë jam kundër kësaj nisme, po legalizohet ajo që po ndodh në Shqipëri, hashashin mund ta gjesh në çdo lagje të qyteteve. Ata janë përgatitur që këta serat që kanë mbetur të papunuara dhe nuk do mbetet serë në Lushnje pa mbjellë hashash. Ky është një turp i madh. Ne deri tani kemi zëvendësuar lopët dhe bagëtitë me hashash. I bien shkurt tani, se nuk fitojnë me grurin dhe misrin, atëherë t’I mbjellim në hashash.
Ai tha se policia e shtetit nuk ka kapacitet për të kontrolluar kanabisin që është i mbjellë aktualisht në Shqipëri, e jo më kanabisin mjekësor.
Ne të tjerët të ngrohemi në diell. Dikush i fshinë djersët me 500, të tjerët mezi dalin në fund të muajit.
Saimir Korreshi: Kush po e kontrollon kanabisin në Shqipëri, ku e ka kapacitetin policia shqiptare, për të ruajtur kanabisin e jo më për këto mjekësore. Unë nuk shoh gjithë këtë sëmundje në Shqipëri që vuan nga kanabisi. Kështu që unë mendoj se është vetëm për të bërë legale skafet me kanabis dhe kaq.
