Fshati kundër Pjerin Ndreut/ Banorët e Ungrejit: Po na shkatërron varrezat, nuk lejojmë punimet
Banorët e një fshati në Lezhë kanë protestuar të premten, pasi sipas tyre një projekt për rregullimin e rrethimi të varrezave të fshatit është duke u bërë në mënyrë të gabuar. Banorët thanë se nuk do të lejojnë asnjë punim nëse nuk do të njihen me projektin.
Një investimi nisur nga Bashkia e Lezhës për rrethimin dhe sistemimin e varrezave të fshatit Ungrej ka revoltuar banorët.
Të gjithë së bashku kanë larguar punonjësit e firmës së ndërtimit, ndërsa thonë se nuk do të lejojnë asnjë punim aty.
Shkak si pas tyre është bërë mos zbatimi në mënyrën e duhur të projektit
Banorët thonë se po dëmtohen varrezat, ndërsa firma nuk po zbaton planin fillestar.
Asnjë punim sipas tyre nuk do të kryhet nëse nuk vendosin kontakte me firmën e ndërtimit dhe bashkinë.

