Korreshi ironizon keq mazhorancën për Xhaçkën: Si ka dalë nuses rroga, ku merret leja për investitor strategjik?

Deputeti, Saimir Korreshi, nuk e kurseu ironinë në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ku po shqyrtohej kërkesa e opozitës për heqjen e mandatit të deputetit për ministren Olta Xhaçka.

Partia Demokratike pretendon se Xhaçka është në konflikt interesi me statusin e investitorit strategjik të përfituar nga bashkëshorti i saj me vendim të qeverisë së Edi Ramës.

Por ndërsa mazhoranca insiston për të kundërtën, Korreshi u kërkoi që ti tregojnë ku merret leja që të aplikojë dhe bashkëshortja e tij si investitore strategjike.

Korreshi ironizon keq mazhorancën për Xhaçkën: Si ka

Saimir Korreshi: E bëmë seancën e kaluar, nuk donim ti ktheheshim përsëri. Ishit ju që na kërkuat sa lekë kishte marrë, centeza, kartëmonedha apo kriptomonedha kishte fituar Olta Xhaçka dhe jo ne. Nuk i lexuam asnjë cent. Vetë ju me pyetjet na detyruat që tu përgjigjeshim dhe ne ju përgjigjëm.

Dhe nëse është normale që një bashkëshort apo bashkëshorte e një deputeteje apo deputeti të marrë një tokë publike për të vendosur shezlonge, apo nuk përbën asnjë lloj shkelje, na thoni ku merret leja se akoma nuk ka marrë rrogën nusja ime.Të bëjë ndonjë investim strategjik.

Merr 400 mijë lekë dhe mbarojnë shpejt, të bëjmë dhe dy shezlonge të kalojmë plazhin. Kjo është qesharake pastaj. Të marrësh gjithë plazhin e Drimadhes, hajde gjeje kush e merr, pronë shtetërore, të përfitosh nuk është me të vjedhë nga pasuria publike gjeni ju se çfarë është. Ne i ramë shkurt dhe kërkuam ti drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, ju bëtë pyetje dhe ne jemi të detyruar ti themi dhe këto.