Vdiq pas përdorimit të pilulës kontraceptive, prokuroria urdhëron zhvarrosjen e 34-vjeçares
Zyra e Prokurorit Publik të Santa Maria Capua Vetere urdhëroi zhvarrosjen e trupit të 34-vjeçares Rossella Fiato.
Ajo vdiq në sy të tre fëmijëve të saj të moshës 12, 10 dhe 3 vjeç më 4 prill, ndërsa ishte në shtëpinë e saj në Sparanise, teksa fëmijët thirrën fqinjët për ndihmë.
Vendimi i gjykatës erdhi pas ankesës së bërë në fund të prillit nga bashkëshorti i saj , i ndihmuar nga avokati Salvatore Piccolo, sipas të cilit efektet e pilulës kontraceptive që gruaja kishte filluar të merrte disa ditë para vdekjes.
Ai tha se pilulat janë marrë te një mjek i kualifikuar në internet si gjinekolog, por që nuk e kishte specializimin.
Vdekja e 34-vjeçares, punonjëse të një shkolle u klasifikua menjëherë si vdekje natyrale për shkak të arrestit kardiak, por asaj nuk iu bë autopsi.
