Momenti i frikshëm, 20 britanikë përleshen në një lokal në Portugali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2022, 16:53
Një moment i frikshëm ka ndodhur mes një grupi britanikësh në Portugali. Një turmë britanikësh hodhën tavolina dhe karrige ndërsa një përleshje masive shpërtheu në ambientet e jashtme të një lokali.
Grupi prej 20 burrash u panë duke përplasur mobilje në barin Aloha në pikën turistike të Portimao, Algarve ndërsa stafi i tmerruar u përpoq të mbrohej.
Nga 20 persona të përfshirë në konflikt, shtatë të rinj britanikë u identifikuan nga policët.
Përleshja shpërtheu pas një sherri mes dy grupeve, sipas raportimeve lokale.
Menaxheri i barit Aloha dhe truproja u përpoqën të ndërhynin dhe t'i ndalonin burrat të përlesheshin me njëri tjetrin por britanikët thuhet se u kthyen kundër tyre dhe filluan të gjuanin karrige në drejtim të stafit.