Itali, ndalohen nga policia 3 tanke që do të dërgoheshin në Ukrainë

Tre tanke të tipit “Pzh2000” janë ndaluar nga policia rrugore e Napolit në daljen "Mercato San Severino" të autostradës Salerno-Caserta.

Këta tanke ishin nisur për në Ukrainë dhe vinin nga baza ushtarake e Persanos.

Ndërkohë bëhet me dije se shkak ishin rimorkiot e kompanive private përgjegjëse të transportit të tyre ishin pa certifikatë regjistrimi dhe rishikimi periodik i planifikuar kishte skaduar.

Për më tepër, njëri nga drejtuesit e mjetit nuk ishte i autorizuar të drejtonte mjete të jashtëzakonshme transporti. 

Tre automjetet e luftës u kthyen në bazën Persano në pritje për t'u ritransportuar në automjete në përputhje me dokumentet e duhura.

Ata ishin pjesë e një kolone prej pesë tankesh të drejtuar në vendet e konfliktit të vazhdueshëm midis Ukrainës dhe Rusisë. 

Dy mjetet e tjera, të cilat kaluan kontrollet, vazhduan udhëtimin për në Bolonja nga ku do të mbërrijnë në Ukrainë nëpërmjet Gjermanisë. 

Shtabi i Mbrojtjes saktëson në një shënim se:

“Mjetet e transportuara, Pzh2000, janë nisur drejt Gjermanisë për një stërvitje. Transporti i mjeteve që vinin nga baza ushtarake e Persano di Salerno-s ishte përgjegjësi e një kompanie private, e cila nga kontrollet e kryera nuk kishte dokumentacionin e duhur.”