NATO vendos: 2% të GDP-së më shumë për mbrojtjen. Rusia kërcënim, Kina po sfidon sigurinë dhe ekonominë

Në samitin e sotëm të NATO-s në Madrid, Jens Stoltenberg ka prezantuar planin dhe investimet e NATO-s për Ukrainën dhe për të gjitha vendet anëtare të aleancës.

Ai deklaroi presidenti rus Putin ka "shkatërruar paqen" në Evropë dhe se kjo është kriza më e madhe e sigurisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Stoltenberg tha se udhëheqësit kanë siguruar Ukrainën se do ta kenë në mbështetjen e tyre për aq kohë sa të duhet dhe aleatët do të ofrojnë ndihmë ushtarake dhe financiare.

Shtetet anëtare të NATO-s ranë dakord të forcojnë mbështetjen për Ukrainën duke premtuar një "paketë gjithëpërfshirëse ndihme".

Ai tha gjithashtu se një Ukrainë e fortë e pavarur është "jetike" për stabilitetin në Evropë.

Që nga 2014 SHBA dhe Kanada kanë shpenzuar 350 miliard për mbrojtje në aleancë.

Gjithashtu kreu i NATO-s tha se do të rritet me 2% GDP për mbrojtjen për secilin vend anëtar. Aleanca gjithashtu do të investojë  dhe për rritjen e kapaciteteve.

"Do të rrisim fondet për forcat, trajnime dhe ushtrime, komandatët dhe për partenërt që aspirojnë të futen në NATO," tha ai.

"Edhe Kina po sfidon interesat tona," tha Stoltenberg.

NATO planifikon të shpalosë programet për ti bërë ballë sulmeve kibernetik dhe terroriste.

Sfidat për NATO-n janë të shumta pasi përfshijnë 1 miliard dollarë për Startup-e.