Festa e “mjaltit të parë”. Bletërritësit e Ballkanit bëhen bashkë në Bilisht
Bletërritës nga i gjithë rajoni u bënë bashkë në Bilisht në panairin e Mjaltit të parë, ku ndanë eksperiencat dhe problemet që i shqetësojne.
Bletërritësit kanë vjelur mjaltin e parë të stinës dhe e kanë nxjerrë në treg.
Panairet janë një mundësi e mirë për ta për të ndarë eksperiencat dhe shqetësimet.
"Përdorimi i hermecideve, si na zhduken bletët, si na vdesin bletët. Pastaj lulja varet, është punë e natyrës."
"Duhet të ruhet nga ilacet, medikamentet, spërkatjet e pemëtoreve."
"Unë mendoj që subvencionet duhet të jenë dhe të jenë të kontrolluara, digjitale. Arty ku janë ata duhet t'i marrin," thonë ata.
E pranojnë se çmimi i mjaltit është rritur vit pas viti. Megjithatë ata mbrohen me cilësinë e produktit që ofrojnë.
"Çmimi varion në 1500 lekë të reja."
"Çmimi ka pësuar rritje në të gjitha artikujt, edhe në mjaltë. Nuk është se u ngrit cmimi, por kryesorja duhet të marrim mjaltë se tjetri prandaj të paguan. Por në vendin tonë hyn shumë mjalt i huaj."
"Kërkesa ka, cilësinë e kemi 100% të garantuar," thonë shitësit.
Festa e “Mjaltit të Parë” bëri bashkë në Bilisht, bletëritës nga Shqipëria dhe vendet e rajonit deri në Serbi.
