Anëtarësimi në BE/ Sinani: Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut, mos të futet në vorbullën e problemeve, por të shoh punën e vet

Analisti Arsim Sinani, teksa ka folur për anëtarësimin në BE tha se Shqipëria duhet të ndahet nga Maqedonia.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, analisti shprehet i shqetësuar për fatin e Shqipërisë dhe mënyrën se si institucionet shqiptare bëhen avokatë të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë,  

Arsim Sinani: Nuk e kuptoj pse Shqipëria duhet të lidh fatin me Maqedoninë e Veriut. Mendoj se kjo nuk është shumë korrekte dhe jam shumë e shqetësuar për fatin e Shqipërisë dhe mënyrën se si institucionet shqiptare janë bërë avokatë të Maqedonisë dhe Serbisë.

Sinani shprehet se problemet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, kanë filluar prej kohësh, dhe sipas tij Shqipëria nuk ka pse të futet në këtë vorbull.

Ai tha se Shqipëria duhet të ndahet nga Maqedonia për të vazhduar e vetme rrugën drejt anëtarësimit të BE.

Arsim Sinani: Shpresoj shumë që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut, sepse nuk ka asjë problem dhe hapjen e negociatave e presim me interes të gjithë shqiptarët. Problemet me Bullgarinë janë krijuar për shkak se në të kaluarën e afërt bullgarët dhe maqedonasit kanë një histori që i lidhë bashkë, dhe mendoj se këto probleme duhet t’I diskutojnë, por në asnjë moment nuk mendoj se Shqipëria duhet të futet në këtë vorbull të këtyre problemeve. Shqipëria të ndahet prej Maqedonisë së Veriut dhe të shohë problemet e veta. Nuk besoj se fati duhet të lidhet as me Open Balkan dhe as me vendet fqinje.

Po ashtu analisti tha se për hapjen e negociatave nuk duhen kërkuar alternative të tjera, referuar “Open Balkan”.

Arsim Sinani: Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e vet europiane dhe të instistojë që sa më parë të anëtarësohet. Nuk mendoj se duhet të kërkohen alternative të tjera, për shkak se mund të jenë të dëmshme me vonesat dhe mund të krijojnë probleme tjera. Them se Maqedonia dhe Bullgaria do të kenë bisedime të gjata, kështu që përse duhet Shqipëria të futet në këto probleme.

Përgatiti Anila Kolgjini.