Plagosje me thikë në Venezia, shqiptari tentoi të arratisej nga bashkombasit duke u hedhur në kanal

Një përplasje mes shqiptarëve, të dyshuar si tregtarë droge, është regjistruar sot në Venezia në mes të ditës. Ngjarja ka ndodhur në Rio Marin rreth orës 12:30.

Në konflikt janë përfshirë tre shqiptarë, ku sipas mediave vendase dy kanë sulmuar njërin prej tyre.

Fillimisht janë përplasur verbalisht dhe fizikisht. Më pas objektivi i sulmit u ka shpëtuar nga duart dhe ka tentuar të arratiset duke u hedhur në një kanal.

Por megjithatë dy shqiptarët e tjerë e kanë ndjekur pas duke e rrahur.Madje dyshohet se e kanë goditur dhe me thikë.

Ai u shtrua në spital por është jashtë rrezikut për jetën.

Të tjerët ikën kur mbërriti policia. 

E gjithë skena ndodhi në sytë e një turme kalimtarësh, turistësh dhe banorësh. 

Në vendngjarje mbërritën karabinierët të cilët po kryejnë hetime për të rindërtuar historinë dhe për të kuptuar nëse është përdorur realisht një armë.