Lezhë/ Avokatët vijojnë bojkotin deri më 1 korrik, përfshihen dhe masat e sigurisë
Avokatët në disa rrethe të vendit do të vijojnë për të tretën javë radhazi bojkotin e gjyqeve si shenjë proteste kundër hartës së re gjyqësorë.
Dhoma vendore e Avokatisë Lezhë ka vendosur të vijojë bojkotin deri më datë 1 Korrik 2022, të gjitha seancave gjyqësore civile, penale, administrative.
Në bojkot do të përfshihen dhe masat e sigurisë nga data 28 qershor deri më 1 korrik nё tё treja Gjykatat qё pёrfshin juridiksioni i Dhomёs Vendore tё Avokatisё Lezhё, si dhe Gjykatёn e Apelit Shkodёr dhe Tiranё.
Bojkoti përfshin dhe përfaqësimet dhe mbrojtjet ligjore në hetime paraprake (përfundim hetimesh, njoftim akuze, pyetje të pandehurit etj.) pranë Prokurorive të Rretheve Gjyqësore në jurdiksion të Dhomës së Avokatisë Lezhë.
Prej tij do të pёrjashtohen vetëm proceset me objekt “Sigurim Padie”.
Dhoma Kombëtare e Avokatisë do të mbledhje të mërkurën Këshillin e Përgjithshëm ku do të dalë me një qëndrim të detyrueshëm për të gjithë.
