Zjarr në fshatin Jakodinë të Roskovecit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2022, 17:00
Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe toke me bar në fshatin Jakodinë të Bashkisë Roskovec.
Në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse të Bashkisë Roskovec si dhe gjithashtu dhe ato të Patosit dhe Fierit.
Mësohet se nga zjarri rrezikoheshin edhe disa stabilimente pularish dhe banesa qe ndodhen pranë vendit të ngjarjes, por tashmë është vënë nën kontroll.
Zjarri ka pasur një shtrirje prej rreth 20 hektarësh ndërsa flakët u përhapën edhe në sipërfaqe toke të mbjella me grurë.
Për shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë 30 zjarrfikës, dhe 5 mjete zjarrfikëse të cilët kanë mundur ti neutralizojnë flakët .
Deri tani nuk dihet se nga çfarë është shkaktuar zjarri. Flakët janë përhapur e favorizuar dhe nga era
