"Largimi masiv i të rinjve shqetësues", Balliu: PD e rithemeluar me strategji për ti ndihmuar ato
Sekretarja për Organizatat Partnese në Partinë Demokratike Megi Balliu gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi foli rreth largimit masiv të të rinjëve nga vendi ku e konsideroi si një situatë shqetësuese.
Balliu përmendi arsyet që i çojnë të rinjtë në largimin nga vendi.
Megi Balliu: Është një shifër rreth 42 për qind ose më shumë e shpopullimit të vendit. Për mua si e re është shqetësuese kur shikoj miqtë e mi që mbarojnë ekselent dhe duan që të investojnë jashtë dhe jo në vendin e tyre. Ka të rinjë që thonë pse duhet të investoj unë në vendin tim kur jashtë Shqipërisë unë kam mundësi akoma më të mira, vlerësohesh më shumë, paguhesh më shumë dhe normalisht këtu i jap njëfarë të drejte pasi po shikohet niveli i arsimit, tarifat e larta, papunësia. Papunësia, tarifat e larta të arsimit, krimi, pasihuria janë bërë element që të rinjtë të emigrojnë çdo ditë e më shumë.
Sa i përket mungesës së një alternative nga PD për rinjtë ajo u shpreh se kjo i përket se shkuarës ndërsa PD e rithemeluar po punon për një një strategji për të ndihmuar të rinjtë.
Megi Balliu: PD e rithemeluar tani është për të krijuar një plan për të krijuar një strategji, për të ndihmuar këta të rinjë të investojnë në vendin e tyre. Po punohet për një plan dhe për një strategji të tillë.
