Dhoma e avokatisë në Gjirokastër zgjat bojkotin deri të mërkurën tjetër

Avokatët në disa rrethe të vendit do të vijojnë për të tretën javë radhazi bojkotin e gjyqeve si shenjë proteste kundër hartës së re gjyqësorë.

Dhoma e Avokatisë në Gjirokastër pas komunikimit me çdo avokat të Dhomës Avokatisë, vendosi të vijojë bojkotin edhe këtë javë deri në datën 29 qershor.

Në këtë ditë gjithashtu në orën 12:00, do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Tiranë nga ku do të vendoset sesi do të veprohet në të gjithë vendin.

Vendimi që do të merret do të jetë detyrues për të gjitha Dhomat.

Për këtë vendim unanim të Dhomës së Avokatisë Gjirokastër, do të njoftohen kancelaritë e Gjykatave të Shkallës së Parë Gjirokastër, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Administrative, dhe Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet.