Plazhet publike në Vlorë të ndotur, pushuesit: Nuk ka investime, deti i ndotur, të shtohen koshat

Teksa zonat më të mira i ka zaptuar privati, për qytetarët Bashkia Vlorë ka përcaktuar pa pagesë plazhet ku pranë tyre derdhen ujërat e zeza.

"Falenderojmë bashkinë Vlorë që na e  ka lënë plazhin 10 metra larg nga derdhja e ujërave të zeza. Se na bën mirë, meqë është doktor dhe ai (Kryetari i Bashkisë) dhe e di," thotë një pushues.

Plazhi i vjetër i qytetit edhe këtë vit është i ndotur.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Aty, përmes këtyre kanaleve përfundojnë ujërat e zeza.

Megjithatë pushues ka.

Frekuentohet zakonisht nga ata që nuk e kanë mundësinë të paguajnë në plazhet private.

"Këtu ishte si vaj i verdhë i gjithë bregu i detit./ Në det nuk hyn dot duhet ta largosh me duar."

"Problem që duhet të hiqet një orë e më parë. Dhe e dyta, duhet të vendosen koshat e plehrave."

"Ambjenti është përtokë. Është gjynah të përfaqësohet tek turistët, në këtë gjendje, Vlora kaq e bukur. Është skandaloze," thonë ata.

Pushuesit i frikësohen marrjes së infeksioneve ndaj preferojnë të qëndrojnë vetëm në rërë duke marrë reze.

"Shumë e rrezikshme, por jemi pleqëri dhe themi të futim këmbët pak në rërë."

"Të gjithë ujrat janë të infektuar," thotë pushuesit.

Zgjidhja e problemit dhe rehabilitimi i zonës është premtuar ndër vite nga drejtuesit e Bashkisë por situata çdo verë mbetet e njejtë.

"Kanë 10 vite që thonë do ti heqim dhe nuk i heqin dot," thotë një pushuese.

Përveç plazhit të vjetër i ndotur nga ujërat e zeza po ashtu është edhe vija bregdetare pranë ish akademisë së Marinës.