"Qeverisë bën një sy qorr e një vesh shurdh", Balliu: 1001 arsye që qytetarët të protestojnë në 7 korrik

Sekretarja për Organizatat Partnese në Partinë Demokratike Megi Balliu gjatë një interviste për Ora Neës me gazetarin Arnold Kariqi tha se ka 1001 arsye për tju bashkuar qytetarët dhe të rinjtë protestës së 7 korrikut.

Sipas saj këtë duhet ta bëjnë jo për partitë politike por për të ardhmen e tyre.

Megi Balliu: Ka 1001 arsye për tju bashkuar qytetarët dhe të rinjtë protestës së 7 korrikut. Nga t'ia fillosh nga çmimet e larta, nga papunësia, nga shpopullimi që unë e ritheksoj është një nga faktorët problematik të vendit tonë, por mesa duket jo nga ana e qeverisë e cila bën një sy qorr e një vesh shurdh. Unë i bëj thirrje çdo të riu e të reje që të bashkohet në protestën e 7 korrikut, jo për PD-në për asnjë parti politike por të bashkohet për veten e tij, për të ardhmen e tij pasi nëse ai beson tek vetja e tij se mund ta bëjë ndryshimin atëherë mund ta gjë.