I nxehti afrikan, mos u ankoni sot, nesër do të jetë 38 gradë Celcius

I nxehti afrikan, mos u ankoni sot, nesër do të jetë 38

Moti nën ndikimin e të nxehtit afrikan do të vijojë. Prandaj matuni nëse do të ankoheni sot, nesër do të jetë dhe më keq.

26 qershor

Termometri në Gjirokastër dhe Elbasan do të shënojë temperaturën maksimale 35 gradë celcius, ndërsa në Ersekë do të shënohet temperature maksimale më e ulët për këtë ditë 27 gradë Celcius. Tirana do të shënojë 34 gradë Celcius

Sipas MeteoAlb: Deri në orët e mesditë parashikoht që vendi ynë të jetë në dominimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore do të ketë kaalime të pakta vranësirash. Por në orët në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Lindore dhe Veriore.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor - Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

E hënë, 27 Qershor 2022

Në Gjirokastër dhe Elbasan temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 38 gradë Celcius. Në Shkodër Tiranë e Berat temperature maksimale do të shkojë 37 gradë. Temperatura maksimale më e ulët do të shënohet në Ersekë 30 gradë Celcius.

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë vijon të jetë në ndikimin e valës të nxehtë me origjinë nga Afrika, e cila do të sjellë temperatura shumë të larta në Shqipëri. Po ashtu territori ynë do të MBETET në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU orët me diell do të jenë të shumta. POR herë pas here do të ketë kalime të pakta vranësirash gjatë pasdites, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

I nxehti afrikan, mos u ankoni sot, nesër do të jetë 38