Amnistia fiskale, Soko: Parashikohet që qeveria të sigurojë rreth 78 mln euro të ardhura


Eksperti i ekonomisë Pano Soko, tha se brenda periudhës së amnistisë fiskale, qeveria parashikohet të sigurojë rreth 78 milionë euro.

Këtë e tha në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, ku u pyet se sa mund të përfitimi nga amnistia.  

Pyetje: A ka një shifër se sa mund të jenë përfitues nga amnistia?

Soko: Nuk ka një shifër, por ka një parashikim që mund të jetë deri në 1 miliardë. Pra brenda periudhës së amnistisë, qeveria të sigurojë rreth 78 mln euro të ardhura. Nuk ka një shifër të saktë sepse askush nuk e di se lekë të zi ka në treg. Është e kot që të bëjmë një parashikim ekzaktë.  I bie që shifra të jetë rreth 1 miliardë, por nuk dihet.