Nisin të mbyllen klinikat e abortit në SHBA

Klinikat e abortit kanë filluar të mbyllen në disa shtete amerikane, pasi një vendim i Gjykatës së Lartë të premten (24 qershor) hoqi të drejtën kushtetuese të grave amerikane për abort.

Rreth gjysma e shteteve pritet të vendosin kufizime ose ndalime të reja pasi gjykata rrëzoi vendimin e saj 50-vjeçar Roe v Wade. Nga këto, 13 e kanë nxjerrë jashtë ligjit abortin menjëherë, shkruan BBC.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Një gabim tragjik" e cilësoi vendimin Presidenti Joe Biden.

Ndërkohë protestat po zhvillohen në qytetet e të gjithë SHBA-së.

Në Phoenix, Arizona, policia hodhi gaz lotsjellës, pasi protestuesit pro-zgjedhjes goditën dyert dhe dritaret e kapitolit të shtetit.

Në Los Anxhelos, protestuesit bllokuan për pak kohë trafikun në një autostradë.

Protestat do të vijojnë gjatë gjithë ditës së sotme.