Nënë Liza padit Veliajn/ Banorja e moshuar e “5 Majit” padit kryebashkiakun e Tiranës për shpifje

Nënë Liza paditi sot në Prokurorinë pranë Gjykatës së Tiranës kryebashkiakun Erion Veliaj dhe Kryeinspektorin e Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Tiranës Mariglen Qaton për shkatërrim prone dhe shpifje.

Deklaratat e kryebashkiakut Erion Veliaj se nënë liza ka firmosur marrëveshjen dhe është takuar me kreun e IMT lidhur me çështjen e shembjes së banesës së saj në rrugën 5 maji kanë detyruar nënë Liza Markun që këtë të mërkurë të depozitojë një kallëzim në prokurorinë e Tiranës ndaj Veliajt dhe Mariglen Qatos.

Nënë Liza Marku deklaron se vendimin e mori pas disa deklaratave të kryebashkiakut që për të janë shpifje.

“Unë as nuk kam marrë shtëpi, dhe as s’jam përqafuar me Mariglen Qaton dhe me asnjë njeri.”

Në mbështetje të nënë lizës ishin dhe banorët e tjerë të zonës 5 majit të cilët deklaruan se toka aty është zaptuar nga një firmë privatë madje pronarët e parë kanë bërë kallëzim për tjetërsimin e pronës.

Sipas tyre dhe këtu ka gisht kryebashkiaku Veliaj.

“Unë kam 437 metra. Edi Rama thotë i merr 100%, Erion Veliaj thotë 365 metra, se kur do të merren nuk e di. Unë nuk kam firmos e as nuk kam me firmos. Kur të firmos Veliaj do firmos dhe unë. S’kam me i fal mundin e fëmijëve të mi."- tha ajo. 

Banorët e lagjes “5 Maji” janë prekur nga projekti i rindërtimit dhe pas shembjeve të banesave të tyre ato kanë mbetur në mes të 4 rrugëve pasi një pjesë e madhe e banorëve ende nuk kanë firmosur një marrëveshje me bashkinë Tiranë se ku dhe kur do ti marrin shtëpitë.