Nënë Liza: Do ta padis Erion Veliajn për shpifje, është hera e dytë që gënjen për mua

Nënë Liza Marku në një intervistë me gazetaren  e Ora News Sonila Musai është shprehur se do ta padisë kryebashkiakun Erion Veliaj për shpifje pasi është hera e dytë që ai gënjen për të.

Nënë liza u shpreh se ajo çështjen e ka dërguar në gjykatë dhe më dt 27 Qershor  ka gjyqin ku po kërkon dëmshpërblim.

Nënë Liza: Ai t’i thirri mendjes se unë do ta hedh në gjyq për shpifjen që ka bërë. Ai thotë po drejtoj shtetin ca shteti po drejton ai duke shpifur. Unë kam për ti dalë ballë për ballë nuk më gënjen as Erion Veliaj as Edi Rama e asnjë njeri sepse e kam bërë me mund e djersë atë shtëpi.