Aksident në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, plagosen 4 persona
Katër persona mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin në aksin Gjirokastër- Sarandë, ku dy makina u përplasën në Qafë Muzinë.
"Automjeti tip "Volkswagen", me drejtues shtetasin N. A., banues në Tiranë, është përplasur me automjetin tip "Fiat", me drejtues shtetasin E. F., banues në Gjirokastër", njoftoi policia.
Nga pamjet në foto dallohet automjeti tip ‘Volkswagen’ i cili ka përfunduar buzë rrugës, pa dalë jashtë saj në greminë.
Të plagosur mbetën drejtuesi i njërës prej mjeteve dhe dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në këtë automjet.
"Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur "Qafë Muzinë", automjeti tip "Volkswagen", me drejtues shtetasin N. A., banues në Tiranë, është përplasur me automjetin tip "Fiat", me drejtues shtetasin E. F., banues në Gjirokastër. Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit tip "Fiat" dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në këtë automjet, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore" njoftoi policia.
Ata morën ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Gjirokastrës nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shkaqet e aksidentit janë nën hetim.

