Pasuria e Bektash Shtëpënjës/ SPAK kërkon konfiskimin, pronari i autokombanjës çon fshatin në gjykatë
Plot 240 banorë të fshatit Kozare në Berat janë thirrur dëshmitarë në Gjykatën e Posaçme për tu pyetur lidhur me kërkesën e prokurorisë për konfiskimin e pasurive në emër të Bektash Shtëpënjës, pronar i një autokombanje që korrte grurin në fshat.
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive, 2 apartamente, një garazh, 2 makina dhe një Harley, pasi thotë se pavarësisht se janë në emrin e Bektash dhe (i biri) Sokol Shtëpënjës janë vendosur me aktivitetin e paligjshëm të djalit tjetër të tij, Andrea.
I biri, Andrea me tre mbiemra
Sipas SPAK Andrea Dinga i cili njihej dhe me mbiemrat Shtëpënja dhe Prifti është deklaruar fajtor nga Gjykata e Apelit e Milanos për veprat penale të “Emigracionit ilegal” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”. Vendimi ishte dhënë më 2014.
Po kështu sipas informacionit të ardhur nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, ky shtetas është arrestuar në Angli për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Në këto rrethana, ky shtetas është subjekt i aktit normativ nr. 01 datë 31 janar 2020 “për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit dhe sigurisë publike”
"Nga të dhënat e administruara nga Operacioni Forca e Ligjit, rezulton se ky shtetas dhe personat e tjerë të lidhur, nuk disponojnë të ardhura të ligjshme për justifikimin e pasurive të tyre" sqaroi sot SPAK.
Beteja gjyqësore vijon prej majit 2021
Mbi këtë bazë, që në muajin Maj 2021 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me objekt konfiskimin e pasurive"
Por pronari i autokombanjës pretendon të kundërtën. Se pronat i ka siguar me punë të ndershme dhe për këtë ka ftuar në gjykatë për të dhënë dëshminë e tyre fermerët të cilët e kanë punësuar tu punojë tokat.
Pasurite per konfiskim
Pasuritë që SPAK kërkon të konfiskojë janë pasuritë që djali kisht vënë në emër të të atit, Bektash Shtëpënja dhe të vëllait, Sokol.
• Pasuria e llojit Are, me sipërfaqe 1700 m2 ndodhur në Sauk, në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
• Pasuria e llojit apartament, me Sip. 189.4 m4, ndodhur në Sauk Tiranë, në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
• Pasuria e llojit garazh, ndodhur në Sauk Tiranë, në pronësi të shtetasit Bektash Hasan Shtëpënja;
• Pasuria e llojit apartament, ndodhur në Draç Durrës në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
• Mjeti i llojit autoveturë e markës Mercedez Benz, prodhim i vitit 2011 në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
• Mjeti i llojit autoveturë e Markës Audi, prodhim i vitit 2005, në pronësi të Sokol Bektash Shtëpënja;
• Mjeti i llojit motor i markës Harley Davidson, prodhim i vitit 2011 në pronësi të Sokol Bektash Shtëpënja;
Deshmitarët
Në gjykatë dëshmitaret kanë thënë se kanë korrur grurin me autokombajnën e Bektashit dhe paratë ia jepnin në dorë pasi nuk kanë qenë të pajisur me NIPT.
Procesi do të vijojë me dëshmi të tjera ndërsa ne fund gjykata do të vendosë nese do te pranojë kërkesën e prokurorisë për konfiskim apo do ta rrëzojë atë.
Vete Bektashi nuk është paraqitur sot në këtë seancë ,me argumentin se ka qënë duke korrur grurin në fshat. Megjithatë ai ka theksuar se pasuritë e tij janë të ligjshme dhe se nuk ka kryer aktivitet kriminal
