Përplasen jashtë dhe lajnë hesapet në Shqipëri, shqetësim marrëdhëniet seksuale me të mitura
Shumica prej ngjarjeve kriminale të ndodhura në vend, përfshirë edhe 15 atentate gjatë këtij viti, e kanë zanafilliën nga jashtë vendit. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë, Albert Derivashj, u shpreh së këto krime kanë prapavijë mafioze pasi vijnë nga konfliktet mes grupeve kriminale. Dervishaj shprehu shqetësim edhe për rritjen e krimeve të marrëdhënieve seksuale me të mitur, por edhe për krimet kibernetike.
Përplasjet mes grupeve kriminale jashtë vendit po transferohen në shqipëri duke shkaktuar një seri ngjarjes të rënda me qëllim larjen e hesapeve dhe hakmarrjen.
Albert Dervishaj: Karakteristik e këtyre ngjarjeve është se ato vijnë si rrjedhojë e konflikteve të grupeve kriminale të shumta jashtë vendit.
Nga fillimi i këtij viti në vend janë regjistruar 15 atentate me armë ose me tritol të cilat sipas zv Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Albert Dervishaj kanë ardhur nga aktiviteti I personave të përfshirë jashtë vendit. Kohët e fundit, Policia po përballet edhe një rritje të krimeve kibernetike dhe mardhëniet seksuale me të mitur.
Albert Dervishaj: Unë mund tju them sse nga 15 vepra penale të vrasjes që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe janë zbuluar 11 prej tyre dhë për 4 të tjerat mbetet shqetësim marrëdhëniet seksuale me të mitura. Në statistikën tonë në shqetësimin e policisë së shtetit krimi kompjuterik mbetet gjithashtu problem.
Deklaratat Dervishaj i bëri gjatë një takimi me të rinjtë kundër fenomenit të drogës në shkolla.
Të ftuar ishin edhe pedagogë të cilët shprehën mbështjetje në luftën ndaj drogave tek fëmijet dhe të rriturit.
"Po ta shikoni këtë foto ju e kuptoni menjëherë çfarë është. Më bëri shumë habi se si në ambiente ku feston rinia dalin këto foto dhe promovojnë kokainën dhe jam nxitur shpesh që duhet të japim modele pozitive."
Nga kjo e mërkurë dëri më datën 22 dhjetor projekti kudër drogës do të këtë një shtrirje të gjerë kryesisht tek ato institucione arsimore të cilat në të kaluarën ka pasur probleme për sa i përket shitjes dhe konsumumit të lëndëve narkotike.