Reforma territoriale edhe pas pushimeve, Komisioni i posaçëm kërkon shtyrje deri në 30 shtator

Komisioni i posaçëm i reformës territoriale  do të vijojë punën pas pushimeve të verës përsa i përket ndryshimeve në ndarjen e territorit.

Dy bashkëkryetarët do t’i kërkojnë Parlamentit një zgjatje të punës së tyre deri në 30 shtator, pasi puna e komisionit kufizohet nga dekreti i Presidentit për shpalljen e datës së zgjedhjeve vendore. 

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Deri me 15 korrik deputetët do të dëgjojnë grupet e interesit dhe organizatat ndërkombëtare për analizën e funskionimet të ndarjes territoriale të bërë në 2014.