Financimet private të partive jo transparente, KQZ kërkon të ndryshohet ligji. PD: Të financohen nga shteti

Financimet e partive politike dhe të fushatave zgjedhore, pavarësisht ndryshimeve në legjislacion, nuk janë transparente. Për këtë KQZ kërkon ndryshime në ligj, ndërsa PD propozon që financimet të bëhet nga shteti jo nga privati.

Komisioni Qendror i Zgjdhjeve kërkon ndryshimin e ligjit për financimet e partive politike. Kryekomisioneri Ilirian Celibashi e pranon publikisht që në perceptimi publik mungon transparenca e financimeve të subjekteve zgjedhore apo fushatave elektorale.

Ilirjan Celibashi:"Duket se nuk ka transparencë të plotë se kush financon kë, sa dhe si. Ka ardhur koha të rregullohet financimi i palëve të treta. Një parti politike e cila ka raportuar një burim të caktuar nga një person juridik, KQZ nuk ka mundësinë të verifikojë nëse ky person juridik apo fizik i ka kapacitetet ta bëjë këtë dhurim.

Edhe demokrati Enkelejd Alibeaj e pranon se raportet zyrtare të fianncimeve janë shumë të papërfillshme me paratë që hidhen në qarkullim për partitë politike apo fushata. Për këtë arsye ai propozon që kësaj mund t’i jepet fund vetëm me financim shtetëror 100%.

Financimet shkojnë për partitë e maxhorancës. Persona fizikë apo subjekte tregtarë investojnë me qindra mijëra euro sa lëvizin madje edhe tregje të këmbimit valuator. Nuk deklarohen asnjëherë në raporte zyrtare. Mbetem në favor të financimit nga shteti që mbetet i matshëm dhe i kontrollueshëm.

Gjithashtu sipas Celibashit duhet rishikuar edhe qasja e KQZ-së në kontrollin financiar ndaj partive politike, pasi një numër i konsiderueshëm i tyre janë inekzistente.

Ilirjan Celibashi: Janë 131 parti politike. Më shumë e 50% e tyre nuk ka asnjë informacion lidhur me adresat. Partitë pjesëmarrëse ata duhet ti nënshtrohen kontrollit dhe verifikimit financiar.

Në ndryshimet e bëra në 2020 në Shqipëri ndalohet financimi i shteteve të huaja apo personave fizik të huaj.

Financimet private të partive jo transparente, KQZ kërkon të