Lufta në Ukrainë, 15 të vrarë dhe 16 të plagosur nga sulmet ruse në Kharkov
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2022, 22:37
Të paktën 15 civilë u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën nga zjarri i artilerisë ruse në rajonin më të madh të Kharkiv, sipas guvernatorit rajonal Olekh Sinegubov.
“Pesëmbëdhjetë persona kanë vdekur dhe gjashtëmbëdhjetë të tjerë janë plagosur. Këto janë pasojat e tmerrshme të bombardimeve ruse në mesditë në rajonin e Kharkiv, " shkroi Sinegubov në një postim në rrjetet sociale.
Siç shpjegoi ai, gjashtë persona u vranë në qytetin e Kharkiv dhe rrethinat e tij, gjashtë të tjerë në Chuhuif (juglindje) dhe tre në Zolotsif (në veriperëndim).

