Politikani gjerman drejton mbledhjen e komitetit të BE në Bundestag me djalin e vogël në prehër

"Next Generation EU" ishte tema dhe gjenerata e ardhshme ishte atje drejtpërdrejtë.

Politikani i gjelbër Anton Hofreiter është kryetar i Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian. 

Të hënën (20 qershor) ai mori fëmijën e tij në mbledhjen e komitetit të BE-së të Bundestagut.

Në prehrin e Hofreiter-it ishte ulur djali i tij 15 muajsh, i cili e kalonte kohën me një makinë lodër, ndërsa babai bënte politikë. 

Karroca e të voglit priste pas tavolinës së konferencës.

Nuk është hera e parë që fëmijët shoqërojnë prindërit e tyre politikanë në punë. Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e mori vajzën e saj Neve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork në shtator 2018, e cila asokohe ishte vetëm 3 vjeçe.

Edhe politikani i gjelbër Hofreiter kishte vërshuar nëpër korridoret e Bundestagut me karroca më parë. Mesazhi: Zyra ime më e rëndësishme është “Babi”. 

Por ishte një premierë shfaqja e tij me të voglin gjatë një mbledhje dhe para kamerave.